Rinisin punimet për ‘Nord Stream 2’, ministri i Jashtëm gjerman optimist për të dialoguar me administratën Biden

16 Janar 2021 | 10:44

Anija ruse, e cila duhet të kujdeset për vendosjen e tubave “Fortuna”, e përfshirë në ndërtimin e tubacionit të gazit ‘Nord Stream 2’ në detin Baltik, lë portin Wismar.

Gjermania jep lejen e menjëhershme që gazsjellësi rus të rinisë punimet. 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në një dalje për mediat me homologun e Malit të Zi tha se ishte duke pritur për të biseduar me administratën e ardhshme Biden rreth një tubacioni nënujor që sjell gaz natyror nga Rusia.

 “Ky projekt u ndërtua mbi vendime sanksionesh që u ndërmorën në Uashington në dhjetor, por do të ketë bisedime në nivel qeveritar përpara se të tjera sanksione të vendosen. Mendojmë se është një mendim pozitiv. E natyrisht do të flasim për këtë çështje me kolegët në Uashington, menjëherë sapo administrata e re të nis punën”, tha Heiko Maas.

Vendimi nga Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike mund të apelohet, që do të thotë se mund të ketë një ndalim tjetër të ndërtimit në projektin ‘Nord Stream 2’, i cili ka marrë kritika të shumta  nga Shtetet e Bashkuara, disa vende të tjera evropiane dhe grupet mjedisore.

Qeveria amerikane ka argumentuar se tubacioni i detit Baltik do ta bënte Evropën më të varur nga gazi rus dhe do të dëmtonte sigurinë e energjisë evropiane.

Kremlini është përgjigjur duke akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të promovojë shitjet e veta të gazit natyror.

Lexoni gjithashtu:

Rinis ‘Nord Stream 2’, projekti sfidon sanksionet amerikane, analistët dyshues për suksesin e tij

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026