Roboti që asgjëson virusin, testohet në aeroportin e Zyrihut
“UVeya”, një start-up zviceran, po teston robotët në bashkëpunim me kompaninë e shërbimeve aeroportuale “Dnata” me bazë në Dubai, brenda avionëve të linjave zvicerane.
Themeluesi i “UVeya”, Jodoc Elmiger thotë se teknologjia ultraviolet është përdorur për 50 vjet në spitale dhe laboratorë. Fakti që rrezet mund të jenë të dëmshme për njerëzit e shtyu atë dhe partnerët të kërkonin një robot për të kryer detyrën.
“Është një teknologji e vjetër, por e rrezikshme. Ndaj ne duam që punonjësi të mos përfshihet dhe për këtë arsye bëmë një robot. Ka disa rreziqe kur ndodhesh pranë dritës, prandaj na u desh ta bënim sistemin autonom. Ai ndizet, roboti bën dezinfektimin në avion dhe më pas ndalon automatikisht”, tha Jodoc Elmiger, themelues i projektit “UVeya”.
Start-up-i ka ndërtuar tre prototipe deri tani, një prej të cilëve u prezantua këto ditë në një avion në aeroportin e Zyrihut, ku trafiku ra me 75% vitin e kaluar.
Dritat e robotit, të vendosura në një objekt në formë kryqi, kontrollojnë gjithçka me një dritë të lehtë blu, teksa lëvizin përgjatë pjesës së brendshme të avionit.
Një robot mund të dezinfektojë një avion të vogël në 13 minuta, ndërsa për të mëdhenjtë duhet më shumë kohë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta