Roli i Turqisë mes Rusisë e Ukrainës, Lavrov viziton Ankaranë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov viziton këtë të mërkurë Turqinë ku pritet të diskutohen mekanizmat që do të lejojnë Ukrainën të eksportojë grurë nga Deti i Zi drejt tregjeve botërore.
Turqia është e përfshirë në bisedime së bashku me Kombet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje dhe për të reduktuar krizën ushqimore.
Diskutimet në Ankara do të kenë në fokus edhe ofensivën në veri të Sirisë, kundër forcave kurde.
“Ky nuk është një partneritet strategjik apo një aleancë strategjike sikundër shumë njerëz në Perëndim mund ta cilësojnë. Pra ne po flasim për një partneritet rajonal që është i afërt sepse të dyja vendet kanë nevojë për njëra-tjetrën në çështje e fusha të ndryshme përfshirë Lindjen e Mesme, Sirinë në vecanti”, u shpreh Emre Ersen, specialist i shkencave politike në Universitetin Marmara.
Turqia ka raporte të ngushta qoftë me Ukrainën por edhe me Rusinë, ajo ka kritikuar Moskën për luftën por nuk e ka sanksionuar.
“Turqia ka nevojë për bekimin e Rusisë që të vijojë operacionet në Siri e mendoj se ata do të përpiqen të marrin këtë lloj sigurie nga pala ruse”, u shpreh Merve Tahiroglu, koordinatore në projektin Demokracia në Lindjen e Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim