Ron Klain zgjidhet shef i kabinetit të Biden, koordinator gjatë krizës shëndetësore të Ebolës

12 Nëntor 2020 | 09:17

Ndërsa Presidenti Trump vijon betejën e tij ligjore i bindur se në shumë shtete ka parregullsi në vota, nga ana tjetër Presidenti i zgjedhur Joe Biden vijon të bëhet gati për administratën e ardhshme ndonëse ende nuk ka një rezultat zyrtar për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden emëroi zyrtarin e lartë demokrat Ron Klain shef të kabinetit duke i dhënë edhe postin e ndihmësit  të presidentit.

Klain është një nga njerëzit më të besuar të Biden dhe për herë të parë punoi për Demokratin në 1989 kur ai ishte  senator. Ai ishte përgjegjës për reagimin e administratës së Barack Obama ndaj krizës shëndetësore të Ebola në 2014, kur Biden ishte zv. president.

Një kritik i ashpër i mënyrës sesi Presidenti Donald Trump ka menaxhuar krizën nga pandemia, Klain pritej të jetë një figurë kryesore në përgjigjen e Biden ndaj krizës shëndetësore.

Ron ka qenë i çmuar për mua gjatë shumë viteve që kemi punuar së bashku, duke përfshirë kohën kur shpëtuam ekonominë amerikane nga një prej rënieve më të thella në historinë tonë në 2009 dhe më vonë kapërceu një emergjencë të frikshme të shëndetit publik në 2014,” tha Biden në një deklaratë.

Në reagimin e tij Klain u shpreh se ishte i nderuar t’i shërbente Presidentit të zgjedhur Biden. Ai ka qenë edhe pjesë e fushatës presidenciale.

Presidenti i zgjedhur është zotuar të formojë një nga kabinetet presidenciale më të larmishme.

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, i cili ishte rivali më i madh i Biden brenda partisë, tha për mediat se ai do të ishte i interesuar të bëhej sekretar i punës.

Chris Coons, i cili mori vendin e Senatit të Biden në Delaware, është përfolur të jetë sekretar i shtetit. Elizabeth Warren, senatorja e Massachusetts dhe ish-rivale e Biden, po flitet të zgjidhet si sekretare e mundshme e thesarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026