‘Manchester United më tradhtoi’, Cristiano Ronaldo kritikon ashpër klubin ku luan

14 Nëntor 2022 | 08:03

Cristiano Ronaldo thotë se ndihet i “tradhtuar” nga Manchester United dhe po detyrohet të largohet nga klubi.

Ronaldo, 37 vjeç, premtoi në gusht se do të jepte versionin e tij të jetës në Old Trafford pasi nuk arriti të sigurojë një largim nga United në një klub që luan në Ligën e Kampionëve, siç kishte shpresuar.

Sulmuesi portugez ka folur në një intervistë të gjerë me Piers Morgan për TalkTV.

United i është kërkuar një përgjigje për pretendimet e Ronaldos.

Djajtë e Kuq, të cilët mundën Fulhamin 2-1 të dielën, janë të pestët në Premier League në sezonin e parë të Erik ten Hag si trajner.

Kur u pyet nëse hierarkia e United po përpiqej ta detyronte të largohej, Ronaldo tha: “Po, jo vetëm trajneri, por dy ose tre djem të tjerë rreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”.

“Po, u ndjeva i tradhtuar dhe ndjeva sikur disa njerëz nuk më duan këtu, jo vetëm këtë vit por edhe vitin e kaluar”, tha Ronaldo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026