Ronaldo: Unë respektoj vetëm tre lojtarë të Manchester United 

17 Nëntor 2022 | 10:45

Lojtari portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ka mendim të mirë vetëm për tre lojtarë të klubit nga “Old Trafford”.

Mediat britanike kanë publikuar pjesë të reja të intervistës, që portugezi i ka dhënë gazetarit Piers Morgan.

“Nga lojtarët e United mund të veçoj vetëm tre prej tyre. Diogo Dalot është shumë profesionist, edhe pse është i ri dhe nuk kam dyshim se do të zgjasë shumë. Ai është i zgjuar, inteligjent dhe shumë profesionist. Përmend edhe Lisandro Martinez dhe Casemiro”, tha Ronaldo.

Më pas futbollisti portugez iu referua futbollistëve të rinj të Manchester United, të cilët i kritikoi.

“Ata nuk respektojnë lojtarët më me përvojë dhe më të vjetër, ata jetojnë në një epokë tjetër. Më duhet të them se djali im, i cili është 12 vjeç, nuk e ka një mentalitet të tillë. Lojtarët e rinj në ditët e sotme i marrin shumë më lehtë disa gjëra, nuk u intereson shumë të dëgjojnë. Nuk më habit, por është turp për ta që kur kanë shembullin më të mirë përballë tyre nuk përpiqen të paktën ta ndjekin”, tha Ronaldo.

Ai ka sqaruar se kujt i referohej.

“Unë jam ai shembull. Çdo mëngjes jam i pari që vij në stërvitje dhe i fundit që largohem”, tha Ronaldo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026