Rregullat për vaksinën anti-COVID, BE thirrje për transparencë: Siguria, prioriteti kryesor

13 Nëntor 2020 | 06:40

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për transparencë në procesin e shpërndarjes dhe përdorimit, në tremujorin e parë të vitit 2021, të vaksinave që janë blerë nga disa kompani farmaceutike. Debati kryesor që është ngritur nga anëtarët e Parlamentit Europian është se kush do të jetë përgjegjës nëse diçka nuk shkon si duhet, si dhe theksi është vënë në respektimin e rregullave dhe ligjeve në lidhje me procedurën.

“Komisioni deklaron se nuk është bërë asnjë ndryshim në rregullat ligjore të lojës, prandaj nuk kam asnjë arsye të mos ta besoj. Megjithatë, duhen bërë publike artikujt e kontratës lidhur me këtë çështje, sepse kjo do t’i jepte siguri të gjithëve. Gjithashtu, do të shuante thashethemet e të gjithë atyre që thonë se laboratorët kanë vepruar shumë shpejt, kështu që ata duan të përjashtohen nga çdo përgjegjësi ligjore nëse dalin probleme”, u shpreh Pascal Canfin, Anëtar i Parlamentit Europian                          

Kompanitë farmaceutike janë më skeptiket, prandaj po bëjnë presion për klauzola përjashtimi, që në rast të problemeve, shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të detyrohen të marrin një pjesë të tarifave të kompensimit. Gjithashtu, ekspertët i frikësohen një mungese transparence, që do të çojë edhe në mungesë të besueshmërisë nga qytetarët.  

“Unë jam i bindur se transparenca e drejtpërdrejt me qytetarët është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar ose për të rritur shanset e të pasurit një shpërndarje të suksesshme të këtyre produkteve, pra të këtyre vaksinave”, Yanis Natsis, drejtues i aleancës europiane të shëndetit publik

Komisioneri i shëndetësisë ka insistuar se siguria nuk është diçka që negociohet, por mbron privatësinë e negocimeve që vazhdojnë të zhvillohen me kompanitë farmaceutike. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026