BE miraton vaksinën e parë anti-COVID-19
Përmes një postimi në Twitter, Komisioni Europian njoftoi se ka konfirmuar vaksinën e parë anti-COVID, pas rekomandimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA).
We have just authorised the first COVID-19 vaccine!
Following the recommendation of the European Medicines Agency, we have granted a conditional market authorisation for the BioNTech/Pfizer vaccine
#EUVaccinationDays will start soon. pic.twitter.com/FppyImv2jM— European Commission ?? (@EU_Commission) December 21, 2020
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi të hënën miratimin me kusht të përdorimit të vaksinës kundër coronavirus-it të zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer. Vendimi vjen disa javë pasi më parë kjo vaksinë qe miratuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
We have just authorised the first COVID-19 vaccine!
Following the recommendation of the European Medicines Agency, we have granted a conditional market authorisation for the BioNTech/Pfizer vaccine
#EUVaccinationDays will start soon. pic.twitter.com/FppyImv2jM— European Commission ?? (@EU_Commission) December 21, 2020
Pas një takimi me dyer të mbyllura mes ekspertëve të rregullatorit të barnave, Bashkimi Evropian tha se po e rekomandonte përdorimin e kësaj vaksine vetëm për personat mbi moshën 16 vjeç.
Kompanive farmaceutike u është kërkuar që vitin e ardhshëm të paraqesin të dhëna shtesë për vaksinën e tyre.
Miratimi i rekomandimit të Agjencisë pritet të vuloset nga drejtoria ekzekutive e BE-së, brenda ditës së sotme.
? EMA has just recommended granting a conditional marketing authorisation for the #COVID19vaccine developed by BioNTech/ Pfizer, to prevent #COVID19 in people from 16 years of age.
?Read our press release: https://t.co/qOyMcYLI4y pic.twitter.com/4c5ujZKQ6b
— EU Medicines Agency (@EMA_News) December 21, 2020
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Twitter se miratimi i EMA ishte “një moment vendimtar në përpjekjet për të shpërndarë vaksina të sigurta dhe efektive për evropianët!”. “Tani ne do të veprojmë shpejt,” – shtoi më tej von der Leyen, ndërkohë që disa shtete në Evropë kanë caktuar si pikënisje të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid datën 27 dhjetor.
It’s a decisive moment in our efforts to deliver safe & effective vaccines to Europeans!
The @EMA_News just issued a positive scientific opinion on the #BioNTech / @pfizer vaccine.
Now we will act fast. I expect a @EU_Commission decision by this evening.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 21, 2020
Autoritetet evropiane u vunë nën presion javën e shkuar nga vendet që kërkonin nisjen e vaksinimit kundër COVID-19.
EMA fillimisht vendosi datën 29 dhjetor si datë për vlerësimin e vaksinës, por e përshpejtoi më pas mbajtjen e mbledhjes këtë të hënë pas thirrjeve nga qeveria gjermane “për të lëvizur më shpejt”.
Vaksinimi kundër COVID-19 pritet të nisë fillimisht me të moshuarit dhe qendrat sociale.
EMA me bazë në Amsterdam është përgjegjëse për miratimin e të gjitha barnave dhe vaksinave të reja për 27 vendet anëtare të BE-së dhe është pothuajse njësoj e ngjashme me Agjencinë e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.
Vaksinës së Pfizer dhe BioNTech tashmë i është dhënë një formë e autorizimit në të paktën 15 vende.
Britania, Kanadaja dhe SHBA autorizuan që vaksina të përdoret në përputhje me protokollin e urgjencës shëndetësore, që do të thotë që vaksina mbetet produkt i palicencuar, mirëpo përdorimi i përkohshëm i saj justifikohet nga prirja shqetësuese e pandemisë, e cila, sipas përllogaritjeve të universitetit Johns Hopkins i ka marrë jetën pothuajse 1.7 milion njerëzve në të gjithë botën deri më sot.
BioNTech dhe Pfizer i ofruan BE-së 400 milionë doza të vaksinës, por Komisioni Evropian zgjodhi të blinte vetëm 200 milion doza, me mundësinë e blerjes së 100 milionë të tjerave më vonë.
Fundjavën që shkoi Zvicra u bë vendi i parë që autorizoi vaksinën e Pfizer/BioNTech sipas procedurës normale të licencimiShkencëtarët janë akoma duke pritur për më shumë të dhëna në lidhje me efektet afatgjata dhe se sa zgjat imuniteti nga vaksinat. Testimi përfundimtar i vaksinës është ende në vazhdim, nevojiten më shumë informacione përpara se ajo të lejohet edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta