Rrëmbehet gazetari francez, Olivier Dubois shfaqet në video teksa kërkon ndihmë për t’u liruar
Një gazetar që konsiderohej i zhdukur që prej muajit të kaluar në shtetin afrikan të Malit u shfaq të mërkurën në një video, ku u kërkonte autoriteteve të bënin gjithçka për ta liruar nga militantët islamikë që po e mbajnë peng.
Në videon 21 sekondëshe të transmetuar në rrjetet sociale, gazetari francez Olivier Dubois deklaroi se ishte rrëmbyer më 8 prill. Sidoqoftë, videoja duhet ende të verifikohet nga autoritetet nëse është autentike.
Civilët francezë janë bërë shpesh herë shënjestër e pengmarrjeve nga grupet kriminale dhe terroriste në Perëndim të Afrikës, pjesërisht për shkak të bindjes se qeveria franceze paguan për lirimin e tyre.
Nga ana e saj, Franca ka mohuar vazhdimisht kryerjen e pagesave. Ministria e Jashtme deklaroi se ishte në kontakt me familjen e gazetarit dhe se po kryen kontrolle teknike për të verifikuar origjinalitetin e videos.
“Mund të konfirmoj zhdukjen e gazetarit Olivier Dubois në Mali. Mendimet e mia janë me të, me njerëzit e tij dhe stafin editorial të tij. Shërbimet tona po kryejnë verifikime teknike mbi videon që është transmetuar dhe po punojnë ngushtë me autoritetet lokale. Përsërisim thirrjen drejtuar qytetarëve që të shmangin këto zona pasi janë jashtëzakonisht të rrezikshme”, tha Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë së Francës.
Dubois është shtetasi i parë francez që merret peng nga xhihadistët në Mali, që kur punonjësja sociale Sophie Petronin u lirua tetorin e kaluar, pasi ishte rrëmbyer në qytetin e Gaos, në fund të 2016-s.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta