Rrëshqitja e tokës në fshatin Ask në Norvegji, pesë të vdekur dhe pesë të humbur
Të mërkurën e kaluar një rrëshqitje e dheut në fshatin Ask të Norvegjisë mbuloi shtëpitë e këtij fshati.
Skuadrat e shpëtimit zbuluan të dielën një tjetër trup të pajetë, i pesti që nga ngjarja fatkeqe e të mërkurës.
Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale, të cilat po vijojnë me intensitet operacionet e kërkim-shpëtimit.
“Ne kemi bërë një punë të rëndësishme në vendin e ngjarjes. Aktualisht terreni është i butë, me baltë dhe shumë rrënoja. Mënyra se si jemi organizuar është të punojmë nga krahu perëndimor dhe të ngremë kalime duke përdorur material drusor,” – tregoi Knut Halvorsen, kryetar i ekipeve të shpëtimit.
Trupi i pestë u zbulua mes gërmadhave të shtëpive të shembura në fshatin e Askut, rreth 20 kilometra në veri-lindje të Oslos.
Ndërkohë, pesë banorë të tjerë të fshatit, mes të cilëve dy fëmijë, konsiderohen të humbur dhe sipas autoriteteve, shanset për t’u gjetur të gjallë janë të pakta.
Lexoni gjithashtu:
Moti i keq në Evropë, reshje të dendura dëbore kanë pushtuar disa shtete, bllokime në lëvizje
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta