Rreth 200 të plagosur në sulmin iranian ndaj qytetit Arad në Izraelin jugor, raketa nuk u interceptua

22 Mars 2026 | 08:22

Rreth 200 persona u plagosën, gjashtë prej tyre rëndë, dhe disa ndërtesa u dëmtuan kur një raketë balistike iraniane ra mbi qytetin e Aradit, në jug të Izraelit, njoftoi shërbimi izraelit i emergjencave.

Në njoftim thuhet se midis të plagosurve ka edhe fëmijë që janë në gjendje të rëndë, raporton Times of Israel.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një hetim mbi përgjimin e dështuar të një rakete që goditi Aradin, dhe një hetim i tillë u nis më herët sot pasi një raketë balistike iraniane goditi qytetin jugor të Dimonës, pranë të cilit ndodhet Qendra e Kërkimeve Bërthamore.

Më shumë se 30 persona u plagosën në Dimona, përfshirë një djalë 12-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se nuk kishte shenja dëmtimi në Qendrën e Kërkimeve Bërthamore Shimon Peres në shkretëtirën e Negevit.

“Sipas informacionit nga vendet e rajonit, nuk janë regjistruar nivele të larta rrezatimi”, thuhet në deklaratën e IAEA-s në Platformën X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026