Rrezik për pyjet në Gjermani, ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemin

10 Tetor 2020 | 09:52

Gjermania është një prej vendeve që është prekur nga ndryshimet klimatike, gjë që ka sjellë edhe shkretimin e shumë hektarë pyjeve. Territore të tëra, si pasojë e një klime të nxehtë, janë bërë pre e insekteve që kanë sulmuar dhe shkatërruar shumë pyje. Kjo e ka bërë Gjermaninë të ketë një përgjysmim të territoreve të gjelbra.  

“Kur ka mungesë ajri, ka më pak rrjedhje të lëngjeve dhe ka më pak rrëshirë. Si pasojë, brumbulli i lëvores mund ta infektojë pemën. Kur pemët janë të shëndetshme dhe kanë shumë rrëshirë, brumbulli I lëvores hyn brenda dhe ngjitet, kështu që nuk mund ta ha atë”, është shprehur Tanja Sander, drejtore e departamentit të ekologjisë pyjore dhe të biodiversitetit.

Ndryshimet klimatike dhe si pasojë, mungesa e rrëshirës nëpër pemë, kanë krijuar një situatë të rrezikshme për ekosistemin, ku në Gjermani rezultojnë rreth 245 mijë hektarë me territore të vdekura “biologjikisht”

“Ne nuk jemi mësuar me këtë thatësirë në mes të Evropës. Ne njerëzit mund të përshtatemi, ne kemi kondicionerët, kurse pemët nuk kanë. Prandaj, pemët që nuk do të mësohen me këtë do të vdesin”, thotë Freidhart Knolle, zëdhënës i parkut nacional “Harz”.

Rrezikshmëria e kësaj situate ka nxitur shumë vullnetarë që të japin ndihmat e tyre për të rimëkëmbur territoret e prekura, si mbjelljen e pemëve të ndryshme në ato vende ku mbizotëron thatësira.

“Pyjet nuk kanë nevojë për ne. Do të rikuperohen vetë. Megjithatë ne kemi nevojë për pyjet. Ne kemi nevojë për dru si material ndërtimi. Ai është materiali më i përshtatshëm që mund të imagjinoni për ndërtim dhe gjithmonë rritet përsëri. Rriten jo vetëm pemët e thuprave dhe shelgjeve, por edhe pemët për lëndët drusore. Ne po mbjellim bredhin e argjendtë dhe lisin”, shpjegoi Raik Scheffler, pylltar në Gjermani.  

Ndërkohë janë ndërmarrë edhe veprimtari të tjera për rimëkëmbjen e këtyre territoreve të shkretuara ku përfshijnë investimin me 800 milionë euro nga qeveria gjermane.

“Ndryshimet klimatike janë duke ndryshuar mënyrën se si duket Gjermania. Askush nuk e di se si pyje të tilla do të duken në të ardhmen”, thotë Jona Kallgren, korrespondente e Euronews.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026