Rreziku nga varianti Delta, shtohen të infektuarit në disa shtete evropiane, rivendosen kufizimet

29 Qershor 2021 | 14:09
Varianti Delta i COVID-19, i cili u përhap fillimisht në Indi, është shndërruar në shqetësimin kryesor të shumë shteteve europiane dhe jo vetëm.

Ministri francez i Shëndetësisë bën me dije se 20% e rasteve të reja në Francë kanë si shkaktar variantin Delta dhe numri pritet të rritet duke qenë se ky lloj virusi është shumë i transmetueshëm.

Edhe autoritetet në Gjermani konfirmuan se rastet e reja COVID-19 të shkaktuara nga varianti Delta ishin dyfishuar brenda një jave dhe përhapja e tij në të gjithë botën ka bërë që disa vende të vendosin përsëri disa kufizime në udhëtime.

Kancelarja Merkel kërkon një koordinim më të fortë mes shteteve duke nënvizuar se nuk duhet të përsëritet më mbyllja e kufijve.

Rritja e të infektuarve me variantin Delta ka detyruar edhe Britaninë e Madhe që të shtyjë për në 19 korrik lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese.

Ndërsa, në Sidnej karantina për dy javë po vendoset në përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026