Rrëzim të qeverisë Hoti përmes Listës Serbe? Deputetja Mimoza Kusari-Lila tregon skenarët e mundshëm
Kryetarja e Alternativës dhe njëherësh deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, deputetja Kusari-Lila tha se VV-ja ka 31 vota në Parlament, por për të mbledhur seancën e parë plenare kundër qeverisë Hoti duhet të sigurohen të paktën 40 vota.
Ajo u shpreh besimplotë se ky numër do të arrihet, ndërsa nuk e përjashtoi bashkëpunimin me deputetët e Listës Serbe. Deputetja akuzoi kryeministrin Avdullah Hoti se ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-19.
Sipas deputetes Mimoza Kusari-Lila dështimi i kryeministrit Hoti ka ndikuar në rritjen e pakënaqësive në të gjitha grupet parlamentare, madje edhe brenda radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka 31 deputetë, ndërsa për të ftuar seancën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë nevojiten 40 nënshkrime, ndërsa për të rrëzuar qeverinë duhet një shumicë e thjeshtë, pra 61 vota. Kjo qeveri ka muaj që nuk është funksionale. Ka vazhdimisht çarje dhe probleme brenda koalicionit qeverisës. Kemi dhe Listën Serbe, që për arsye që i di vetë zoti Hoti ata nuk do të marrin pjesë në seanca dhe nuk e mbështesin qeverinë, dhe do të ofrojnë votat për të rrëzuar qeverinë. Kemi deputetë të pakënaqur nga të gjitha grupet parlamentare”, tha ajo.
Mes tjerash znj. Kusari-Lila u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Në fakt ka deklarata të vazhdueshme, si Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, të cilat janë gati të përjashtuar nga partia e LDK, pastaj nga ana e PDK-së është thënë se deri sa të sigurohen 40 vota, ata më pas do ta mbështesin rrëzimin e qeverisë. Të gjithë deputetët e Kosovës kanë të drejtën e votimit mbi rrëzimin e qeverisë. Të gjithë janë të mirëseardhur në shkarkim të qeverisë Hoti, për ta çuar vendin në zgjedhjet parakohshme”, theksoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran