Rrëzohet avioni në Rusi, vdesin 15 parashutistë
Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën të dielën pasi një aeroplan që transportonte parashutistë civilë u rrëzua në Rusinë qendrore.
Aeroplani L-410 i prodhimit çek u rrëzua në orën 9.23 të mëngjesit në republikën e Tatarstanit me 22 persona në bord. Pamjet e publikuara nga Ministria ruse e Emergjencës, tregojnë se avioni u nda në dysh gjatë goditjes.
Ministria ruse tha se shtatë persona u shpëtuan, por 15 të tjerë u gjetën pa asnjë shenjë jete.
Shtatë të mbijetuarit u shtruan në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, sipas agjencisë RIA Novosti, e cila citoi një burim në ministrinë lokale të shëndetësisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, avioni i përkiste një klubi lokal të organizatës paramilitare DOSAAF, Shoqërisë Vullnetare për Ndihmë ndaj Ushtrisë, Forcave Ajrore dhe Marinës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta