Rriten aktet e antisemitizmit në Evropë, shpërthime në Holandë e Belgjikë

15 Mars 2026 | 16:11

Një seri aktesh të konsideruara të qëllimshme kanë kthyer shqetësimin për ringjalljen e antisemitizmit në Evropë.

Rasti më i fundit ishte shpërthimi në një shkollë hebraike në Amsterdam, që sipas kryebashkiakes së qytetit ishte një “sulm i qëllimshëm ndaj komunitetit izraelit”.

Femke Halsema tha se shpërthimi i ndodhur natën mes së premtes dhe së shtunës kishte shkaktuar dëme të kufizuara tek një nga muret e shkollës dhe nuk kishte lënë persona të lënduar.

“Ky ishte një akt burracak agresioni ndaj komunitetit hebre. Amsterdami duhet të jetë një vend ku hebrenjtë të jetojnë të sigurt”, deklaroi Halsema.

Edhe kryeministri i sapozgjedhur Rob Jetten tha se, në Holandë nuk duhet të ketë vend për aktet e antisemitizmit.

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe hetuesit po shqyrtojnë filmimet e kamerave të sigurisë, që tregonin një person që vendoste eksploziv.

Por siguria për institucionet izraelite në vend është rritur që pas një të mëparshëm, që kishte si objektiv një sinagogë në Roterdam.

Episodet kanë rritur shqetësimin tek autoritetet izraelite, por edhe ato amerikane, se qytetarët e tyre mund të bien pre e sulmeve për shkak të luftës në Iran.

Ministria e Jashtme izraelite deklaroi se në Holandë po merrte dhen një epidemi antisemitizmi. “Kur do të jetë sulmi i ardhshëm? Qeveria holandeze duhet të bëjë më shumë për të luftuar këtë fenomen”, deklaroi dikasteri diplomatik në një komunikatë.

Por Holanda nuk ka qenë i vetmi vend ku së fundmi janë kryer sulme të tilla. Pak ditë më parë, një shpërthim u verifikua përpara një sinagoge në qytetin e Liezhit në Belgjikë, ku autoritetet deklaruan se bëhej fjalë për një akt “të qartë” antisemitizmi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026