Rriten gjobat për bizneset dhe individët që kryejnë evazion fiskal

14 Tetor 2022 | 10:44

Ministria e Financave ka aplikuar ndryshime ligjore në ligjin e Procedurave Tatimore, nëpërmjet të cilave Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve merr kompetenca më të forta për të kontrolluar individët e pasur në vend.

Bëhet fjalë për krijimin e një databaze me individët e pasur, të cilët do të jenë subjekt kontrolli për evazion fiskal.

Ndryshimet e reja ligjore referojnë se, administrata tatimore mban regjistër të veçantë të individëve sipas të dhënave të gjendjes civile, për efekt të deklarimit nga ana e tyre të të ardhurave individuale të realizuara.

Rriten penalitetet për tatimpaguesit, entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës.

Në legjislacionin aktual, penaliteti është 100% i detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit.

Në ndryshimet e reja bëhet 200% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit, entitete juridike dhe 100% të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Hiqet akciza për bateritë të cilët përdoren për panelet diellore dhe makineritë elektrike.

Gjithashtu, paketa fiskale merr në konsideratë përjashtimin nga TVSH-ja në import apo furnizim me dru zjarri për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2023.

Projekt-paketa e vitit 2023 unifikon akcizën për birrën (prodhues vendas e të huaj),, pavarësisht sasisë së prodhimit. Akciza do të jetë nga 360 lekë/HL, në 710 lekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026