Rriten numrat e infektimeve në Kosovë, 14 viktima në 24 orë nga Covid-19
Pandemia e Covid-19 në Kosovë ka nisur të përkeqësohet dhe këtë prirje e faktojnë numrat e të infektuarve dhe viktimave në 24 orët e fundit. Në raportin ditor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se nga 1816 teste të kryera, 807 qytetarë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 dhe 14 pacientë kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Kosovë kanë humbur jetën 874 persona, që nga fillimi i pandemisë së Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive në Kosovë:
Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.
Drejtuesit e vendit, por edhe ekspertët e shëndetit kanë ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskë si dhe të shmangin grumbullimet masive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto janë masa të thjeshta, por thellësisht të domosdoshme për t’i bërë ballë përhapjes së virusit në popullatë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran