Rriten rastet nga COVID në Evropë, në Itali regjistrohet një tjetër mutacion i koronavirusit

29 Dhjetor 2020 | 10:43

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19, duke numëruar më shumë se 41.000 persona pozitë me virusin. Stafet mjekësore dhe departamentet e emergjencës janë nën presion. Ndërkohë në Wells dhe Skoci është raportuar rreziku i një mbingarkese në spitale.

Edhe Spanja ka regjistruar një rritje drastike të rasteve të reja. Ndërsa në shtetin spanjoll ka filluar programi i vaksinimit masiv, vendi ka bërë me dije se do të regjistrojë qytetarët të cilët kanë refuzuar të marrin medikamentin. Ndërkohë OBSH ka përgëzuar punën e shkencëtarëve kundër COVID-19.

“Një terren i ri është hapur, jo më pak e rwndësishme se puna e shkëlqyer e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe publik gjatë kësaj pandemie. Vaksina efikase dhe të sigurta kanë filluar të shpërndahen në disa shtete që përbën një arritje të pabesueshme shkencore. Kjo është e shkëlqyer, por OBSH nuk do të dorëzohet derisa të gjitha vendet në nevojë të kenë akses tek vaksinat e reja dhe të mbrohen”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus,  drejtor i përgjithshëm i OBSH.

Italia është bërë një tjetër vend që ka shfaqur një variant të ri të coronavirusit që mendohet se mund të ketë qarkulluar përpara mutacionit të zbuluar në Britani. Shqetësimet janë ngritur më shumë pasi një pacient në veri të Italisë ka vazhduar të rezultojë pozitiv edhe pasi është shëruar nga COVID-19. Sipas ekspertëve vaksinat do të vazhdojnë të jenë efikase.

Ndërkohë Suedia ka paraqitur një ligj të ri që i mundëson qeverisë të mbyllë qendrat tregtare dhe transportin publik nëse është e nevojshme. Suedia është mbështetur deri tani në masa jo të ashpra për të parandaluar infeksionet, por kjo situate ka ngritur diskutime. 

Lexoni gjithashtu:

Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot

Pfizer vonon dërgesat e vaksinave, probleme me ruajtjen e saj në temperaturën e duhur

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026