Rritet çmimi i naftës, vlera më e lartë në 3 vitet e fundit
Një fuçi naftë është shitur 80 dollarë në tregjet ndërkombëtare, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. Ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme këtë dimër, ndërsa efektet e shtrenjtimit kanë prekur edhe gazin, qymyrin e karbonin.
Çmimi i naftës bruto ka arritur në 80 dollarë për fuçi këtë javë në Europë. Kjo rritje e shpejtë, që pas krizës së pandemisë, nuk ishte parë që prej tetorit të vitit të 2018.
Rritja e kërkesës dhe furnizimi i ulët i tregut kanë sjellë shtrenjtim, i ciki ka prekur edhe qymyrin, karbonin e gazin.
Në Shqipëri, ky efekt nuk është ndjerë ende, ndërsa ekspertë nga tregjet ndërkombëtare parashikojnë që Nafta të rritet në 90 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti, por pa dhënë indice për normalizim të tregut. Madje, në dimër mund të ndodhë një krizë globale e energjisë,” tha Robert Rennie, ekspert në tregun ndërkombëtar të karburanteve.
Nga ana tjetër, Anglia po përballet prej dy ditësh me një krizë të paprecedentë në tregun e karburanteve, duke krijuar radhë paniku. Depozitat aty janë plot, por mungojnë shoferët për t’i transportuar, të cilët janë larguar nga vendi, pas platformës Brexit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta