Rritet çmimi i qumështit, nga korriku bulmeti 10% më i shtrenjtë
Çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rritet në treg nga data 1 korrik.
Janë vetë përpunuesit e qumështit ata që lajmërojnë shtrenjtimin me 10 për qind, për shkak të ndryshimit të çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë.
Rritja e çmimit të plastikës, me të cilat bëhet edhe ambalazhimi i bulmetit, ishte lajmëruar 3 muaj më parë, nga Greqia e Italia, dy shtetet potenciale që furnizojnë vendin tonë.
Ndërkohë, kjo rritje çmimesh duket se nuk prek vetëm tryezën, por edhe lëndë të tjera të para, si ato që lidhen me fushën e ndërtimit apo edhe tregun e karburanteve.
Për hidrokarburet, çmimet janë rritur për herë të tretë brenda këtij viti në javën e fundit të qershorit.
Edhe kjo lëvizje ishte lajmëruar për shkak të hapjes së qarkullimit global dhe rritjes së kërkesës për naftë, benzinë e gaz.
Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 5 lekë më shtrenjtë.
Kjo situatë në tregje mbetet e pasigurt, ndërkohë që ekspertët mendojnë se ajo do të stabilizohet pas muajve shtator, apo tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta