Rritet fatura e koncesioneve; 13.8 mld lekë për Rrugën e Arbrit, skanimin e kontratat në shëndetësi
Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë afro 14 miliardë lekë për kontratat e Partneritetit Publik-Privat gjatë vitit të ardhshëm, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se këtë vit.
Bëhet fjalë për detyrimet që qeveria dhe bashkia e Tiranës do të derdhin për llogari të 13 kontratave aktive koncesionare, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për ndërtimit e Rrugës së Arbrit (3 mld lekë) dhe koncesionit të skanimit në dogana (2 mld lekë).
Katër koncesionet në fushën e shëndetësisë po ashtu kanë një kosto të lartë pagesash prej 4.7 miliardë lekësh në total. Ndërkohë, 1.5 miliardë lekë janë parashikuar të shkojnë për inceneratorin e Tiranës në Sharrë.
Pagesat për një pjesë të kontratave, të tilla si inceneratori i Fierit apo tre koncesione në shëndetësi do të mbyllen brenda vitit 2025, ndërkohë që buxheti do të paguajë për inceneratorin e Tiranës dhe rrugën Milot-Morinë pagesa të rregullta deri në vitin 2047.
Në buxhetin e vitit 2022 detyrimet që shteti paguan për koncesionarët janë në nivelin 3.1%, një rregull fiskal ky i paracaktuar për të mos tejkaluar kufirin 5% të ardhurave vjetore.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta