Rritet inflacioni në Finlandë
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Finlandë ka vijuar të rritet në shtator, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve, si dhe nga normat e larta të interesit për kreditë për strehim.
Kështu duket në të dhënat paraprake te Agjencisë finlandeze të Statistikave, shkruan KosovaPress.
Çmimet e konsumit u rritën me 8,11% në terma vjetore, në shtator, pas një rritjeje prej 7,61% në gusht.
“Inflacioni i përgjithshëm, në muajin shtator u nxit nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, benzinës dhe rritjes së normës mesatare të interesit për kreditë për banesa krahasuar me një vit më parë”, tha agjencia.
Rritja e çmimeve të konsumit krahasuar me një vit më parë u frenua më së shumti nga ulja e çmimeve të barnave të rimbursueshme dhe të pakthyeshme me recetë.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,78% në shtator, pas rritjes me 0,07% muajin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta