Rritet papunësia në BE, më së shumti mes grave
Niveli i papunësisë më i lartë tek gratë që punojnë në sektorët e prekur nga pandemia
Papunësia në Bashkimin Evropian në 8 muaj arriti nivelin e saj më të lartë por është më e ulët nga ajo që pritej.
Skemat e ndërmarra për rimëkëmbjen nga pandemia, të instaluara në shumë shtete, arritën të mbrojnë tregun e punës në vendet e BE, të prekur rëndë nga kriza e shkaktuar nga CIVUD-19.
Në maj niveli i papunësisë në BE ishte 6.7%, nga 6.6% që u regjistrua gjatë muajit prill.
Sipas të dhënave gratë janë ato të cilat u prekën më shumë nga humbja e vendeve të punës gjatë majit. Niveli i papunësisë u rrit te gratë por mbeti i qëndrueshëm për burrat.
Guy Ryder, Kreu i Organizatës Ndërkombëtare të Punës shpjegon gjithashtu këtë tendencë.
“Gratë punojnë kryesisht në sektorët që janë goditur më shumë nga pandemia. Ato punojnë kryesisht në punë të brendshme, janë në frontin e parë në sektorët e shndësit dhe kujdesit social. Dhe kjo pjesë e cila mbulohet më së shumti nga gratë është intensifikuar nga pandemia. Kështu ne rrezikojmë të humbasim arritjet modeste që kemi bërë vitet e funidt sa I përket barazisë gjinore,” thotë ai.
Banka qendrore evropiane bën me dije se niveli I papunësisë në eurozonë mund të rritet me mbi 10 përqind në tremujorin e tretë të këtij viti. Që nga nisja e muajit maji kur nisën të lehtësohen masat kufizuese me dhjetëra kompani evropiane shkurtuan vendet e punë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta