Rritet shitja e armëve, 361 miliardë dollarë në vit; SHBA eksportuesi i parë
Shitja e armëve nga 25 kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake në botë arriti në 361 miliardë $ në 2019-n, 8.5% më shumë se në vitin paraardhës.
Kështu thotë një studim i publikuar të martën nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm.
Pesë vendet e para janë zënë nga gjigantët amerikanë, që bashkë me 7 kompani të tjera po amerikane përbëjnë 61% të shitjeve globale.
Pas SHBA, Kina llogaritet shitësi i dytë më i madh në botë, me 25 kompani, që përbëjnë 16% të totalit.
Ndërkohë, të marra së bashku 6 kompani të Evropës Perëndimore zënë 18 për qind të shitjeve. Ndërsa 2 kompanitë ruse në renditje përbëjnë 3.9 për qind.
Për herë të parë, një kompani e Lindjes së Mesme është kthyer në një nga furnizuesit kryesorë të armëve në botë. “Edge”, me bazë në EBA, zë vendin e 22-të në renditje dhe llogarit 1.3 për qind të totalit të armëve të shitura nga 25 kompanitë.
Për studiuesin suedez Pieter Wezeman, kërkesa e lartë për armë nga qeveritë lokale dhe synimi i vendeve të Lindjes së Mesme për t’u bërë të pavarura nga prodhuesit e huaj po favorizojnë rritjen e kompanive në këtë rajon.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta