Rritja e borxhit, Bozdo: Qeveria la ekonominë në rënie të lirë, duhet qasje dhe politikë e re
Komisioni parlamentar për Ekonomi dhe Financa diskutoi të martën për emetimin e një eurobondi prej 600 milionë eurosh. Rreth 200-250 milionë euro prej këtij borxhi, do të shkojë për shlyerje borxhesh.
Teksa analizoi çështjen për Euronews Albania, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e cilësoi jonormale marrjen e borxhit për të shlyer borxhe në një situatë të vështirë ekonomike. Ai theksoi se qeveria duhet të ndërhyjë sa më shpejt për të shpëtuar bizneset dhe lehtësuar qytetarët nga efektet e pandemisë.
Sipas demokratëve përpara mbylljes prej COVID-19, Shqipëria kishte një borxh të fshehur që shkonte deri në 82 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
“Qeveria shqiptare e la ekonominë në rënie të lirë gjatë pandemisë duke mos u kujdesur aspak për bizneset,” – kujtoi Bozdo teksa e cilësoi jo-efektive marrjen e borxheve të tjera pasi paratë do të shkojnë “për të mbushur gropat”.
Institucione ndërkombëtare të financave e parashikojnë tejet të vështirë vitin 2020 për Shqipërinë, teksa kriza ekonomike hamendësohet të rrisë borxhin publik me më shumë se 1.2 miliardë euro.
I pyetur se cilat janë hapat që duhen ndërmarrë për të shmangur rrënimin ekonomik dhe shtimin e varfërisë, anëtari i kryesisë së PD-së tha se “ka nevojë për qasje dhe politika të reja ekonomike”.
“Kjo nevojitet, jo për 2-3 apo 4 vite, por për dhjetëvjeçarin e ri që sapo kemi hyrë dhe e them këtë sepse e konsideroj qeverinë aktuale rast të humbur dhe në pamundësi ekstreme për të ndërmarrë reformat e duhura apo për të aplikuar instrumentat e duhura për të tejkaluar këtë situat,” – tha Bozdo duke këmbëngulur se opozita dhe Partia Demokratike ka programin e duhur për ekonominë.
Bozdo analizoi paketat e qeverisë gjatë pandemisë dhe i cilësoi jogjithëpërfshirëse për punonjësit dhe sipërmarrësit që meritonin të mbështeteshin.
“Duhet shpejtësi absolute, dhe heqje e burokracive. Për ato 40 mijë lekë që u premtua 2 muaj më parë ende qytetarët nuk i kanë marrë. Dritarja që kemi po ngushtohet, nëse ky debat do të vazhdojë edhe për një muaj, kam frikë do jetë vonë dhe kostot do jenë më të mëdha për ekonominë,” – tha Bozdo teksa shtoi se qeveria nuk dëgjon opozitën dhe as ekspertët e ekonomisë.
Lexoni gjithashtu:
Ekonomi: Rritja e borxhit publik nuk do të sjellë rritje të taksave këtë vit
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta