Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë
Këtë të mërkurë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dha një deklaratë për mediat mbi atë se çfarë u diskutua në takim.
Ibrahimaj tha se u diskutua dhe u miratua projektligji për ofrimin e shërbimeve në vend, duke theksuar se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për integrimin në BE. Sakaq, ajo foli edhe për rritjen e çmimit të karburanteve, e cila sipas saj erdhi si shkak i luftës në Lindjen e Mesme dhe se po i monitorojnë çdo ditë.
“Në mbledhjen e qeverisë diskutuam dhe miratuam projektligjin për shërbimet për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në vendin tonë. Është një projektligj i cili lidhet me procesin dhe detyrimet që ne kemi ndaj anëtarësimit në BE. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është përgjegjëse për 16 kapituj të procesit të integrimit në BE dhe drejton shtatë kapituj të procesit.
Jemi të angazhuar që vetëm gjatë vitit 2026 të miratojmë rreth 20 ligje që lidhen me procesin e integrimit.
Ligji që miratuam është mjaft i rëndësishëm pasi prek një nga katër liritë e operimit të BE-së: lirinë e tregtimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave, ku pikërisht me të dytën lidhet ligji që sapo miratuam. Ai ligj garanton që në Shqipëri do të ketë të njëjtat rregulla që zbatohen në BE, duke i çelur rrugën bizneseve që operojnë në fushën e shërbimeve të vijnë më lehtësisht në Shqipëri. Gjithashtu garanton që nuk do të ketë diskriminim midis ndërmarrjeve shqiptare dhe atyre të huaja.
Me hyrjen në BE, të gjitha kompanitë shqiptare që lidhen me ofrimin e shërbimeve do të hyjnë në BE lirisht, pa pasur nevojë për licenca dhe autorizime. Këto janë ato që rregullon ky projektligj, i cili është një nga piketat kryesore të Kapitullit 3, që planifikohet të përmbyllet brenda vitit 2026.
Diskutuam gjithashtu për situatën ekonomike në vend dhe specifikisht për çmimet e karburanteve.
Ne kemi zhvilluar një takim me tregtarët kryesorë të karburanteve dhe me Shoqatën e Hidrokarbureve, për të ngritur çështjen për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit, sigurisht të ndikuar nga kriza dhe lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme.
Diskutuam për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës me qëllim që në asnjë rast të mos kalojmë në situatë emergjente. Ne jemi duke monitoruar në mënyrë ditore, qoftë çmimet e bursës për lëngjet, naftën, benzinën dhe gazin që hyjnë në vend, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana dhe çmimin te tabelat kur del për tregtim”, u shpreh ministrja.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve