Rritja e çmimit të energjisë, Preçi: Çështje keqmenaxhimi, Shqipëria e pandikuar nga tregjet ndërkombëtare

5 Tetor 2021 | 12:55

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi tha për Euronews Albania se synimet për rritje të çmimit të energjisë në vendin tonë nuk lidhen me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, të cilat siç tha mund të ndikojnë, por nuk janë përcaktuese në ekonominë tonë.

Problemet, tha eksperti, janë pasojë e keqqverisjes dhe keqmenaxhimit të sistemit energjetik  në vend.

Sipas z. Preçi, me prodhimin e brendshëm, nëse do të menaxhohej siç duhet, Shqipëria e ka mundësinë jo të vetëm të mbulojë nevojat e veta për energji, por edhe të eksportojë.

“Fakti që ekonomia jonë është e palidhur me ekonominë ndërkombëtare në sektorë strategjikë, por që varet vetëm nga importet e ushqimeve, ndikimi i jashtëm duhet vlerësuar, por nuk është përcaktues. Përcaktues është keqmenaxhimi i shpërndarjes në sistem, që ka përkeqësuar ekonominë. Shqipëria importon gjithë sasinë e karburanteve që konsumon, ndërkohë që baras me këtë sasi është prodhimi vendas. Me prodhimin e brendshëm mund të mbulonim jo vetëm nevojat tona, por edhe të eksportonim”, tha eksperti i ekonomisë.

Ai i vlerësoi si të kushtueshme dhe të dyshuara për korrupsion blerjet emergjente të energjisë, ndërkohë që theksoi se teoritë që qarkullojnë për rritje të çmimit të energjisë vetëm për bizneset janë të rrezikshme.

Sipas z. Preçi, rritja e çmimit të energjisë për bizneset do të ketë efektin e pritshëm domino, që do të rëndojë drejtpërdrejtë në ekonominë e qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026