Rritja e çmimit të naftës, gjermanët ‘turizëm’ në Poloni e Çeki
Pasi çmimet e naftës po shënojnë rekorde të reja në Gjermani, qytetarët gjermanë po nisin të blejnë karburant në shtete fqinje.
Ata kanë nisur të shkojnë në pikat e karburanteve në Poloni dhe Çeki, ku çmimet janë më të ulëta.
Çmimet e benzinës dhe naftës kanë arritur nivelin më të lartë në vend në 10 vitet e fundit. Radhë të gjata të gjermanëve u krijuan në stacionet e karburanteve në kufirin çek dhe polak.
95 për qind e automjeteve janë me targa gjermane.
“Po filloj të pyes veten se ku po shkojmë, sepse së shpejti do të jemi në 2 euro dhe kjo së shpejti nuk do të jetë më e përballueshme për ne konsumatorët normalë”, thotë një qytetar.
Disa njerëz kanë fatin të jetojnë pranë kufirit, qoftë në Austri, Republikën Çeke, apo në Poloni. Një avantazh çmimi prej 40 deri në 50 cent për litër, që madje e bën të vlefshëm një udhëtim pak më të gjatë. Megjithatë, koha dhe distanca janë pjesë e ekuacionit:
Gjermanët mbushin jo vetëm rezervuarët e automjeteve, por edhe bidonët që i marrin me vete. Qytetarët shprehen se në fillim të pandemisë çmimet e karburanteve ishin shumë të lira, por taksat mjedisore u rritën në Gjermani dhe për këtë arsye çmimi i karburantit u shtrenjtua. Një gjerman tjetër tha se kishte dy makina dhe bleu benzinë nga Polonia sepse ishte më lirë. Ata presin që qeveria të marrë masa për të përballuar kostot.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta