Rritja e infektimeve me COVID-19 në Evropë, zgjaten masat kufizuese në disa shtete
Spanja po zhytet në një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit dhe spitalet e vendit kanë filluar të vuajnë mbingarkesën.
Që nga nisja e pandemisë në vend u shënua një rekord prej gati 39 mijë të infektuarish në 24 orë dhe numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv që nga 24 dhjetori është rritur me 39% .
Ministri i shëndetësisë u kërkoi njerëzve të respektojnë masat e miratuara nga secili rajon autonom.
“U kërkoj njerëzve që të respektojnë me përpikëri masat e vendosura nga secili rajon autonom. Është e vetmja mënyrë që kemi për të kontrolluar virusin”, tha ai.
Me një popullsi prej 47 milion banorësh Spanja filloi vaksinimin në fund të dhjetorit. Qeveria qendrore deri më tani ka shpërndarë mbi një milion doza në 17 rajonet e vendit.
Edhe Britania e Madhe vijon të raportojë nivele të larta të të infektuarve dhe të viktimave. Ekspertët e Shëndetit Publik e kanë përshkruar situatën si shenjë të një “dështimi fenomenal të politikës dhe praktikës së ndjekur.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe në veçanti Kryeministri Boris Johnson po vihet nën presion. Gjatë një komiteti parlamentar ai ishte i paqartë në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj varianti të ri COVID-19 shfaqur në Brazil.
“Ne jemi duke ndërmarrë hapa për të ndaluar që varianti i Brazilit të importohet. Kemi marrë hapa për të ndaluar që varianti i Afrikës së Jugut të importohet në këtë vend, pasi në të vërtetë Francezët morën hapa për të ndaluar që varianti Kent të importohej në Francë. Dhe kjo është ajo që bëjnë shtetet”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Edhe në vendin fqinj Itali, autoritetet vendosën të zgjasin gjendjen e emergjencës deri në fund të prillit, pasi infeksionet nuk tregojnë shenja uljeje. Do te vijojnë te ndalohen deri ne mars lëvizjet mes rajoneve. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të përfundonte në fund të janarit, i jep pushtet më të madh qeverisë qendrore.
Portugalia po ashtu po përballet me një izolim të ri Covid-19 i cili hyn në fuqi nga e premtja.
“Rregulli kryesor është, qëndroni në shtëpi. Secili prej nesh duhet ta zbatojë këtë rregull, në mënyrë që të mbrojë të tjerët dhe veten, vetëm atëherë do të fitojmë luftën kundër pandemisë”, tha Antonio Costa, kryeministër i Portugalisë.
Ekspertët e shëndetit thonë se mund të duhen tetë javë para se normat e infeksionit të bien në nivelet e para Krishtlindjes.
Lexoni gjithashtu:
Në Britani mbi 100 mijë të vdekur, në Rusi nis vaksinimi në masë
Vendet e BE zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence deri më 30 prill
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta