Rritja e infektimeve rikthen zonat e kuqe në Greqi, Suedia lehtëson masat

30 Shtator 2021 | 09:02

Situata nga pandemia në shtete të ndryshme është duke u zhvilluar në nivele të ndryshme. Disa rajone në Greqinë Veriore, Selaniku, Larisa, Halkidiki, kanë shënuar nivelin më të lartë të alarmit të transmetimit të coronavirusit, duke arritur në shkallën 4 në hartën epidemiologjike të shtetit fqinj.

Rajonet që cilësohen me nivelin e “kuq” vendosin një shtetrrethim brenda natës, një ndalim 24-orësh në të gjitha vendet argëtuese, përfshirë bare dhe kafenetë. Sidoqoftë, asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende nga autoritetet greke.

Ndërkohë, vdekjet nga coronavirusi  kanë arritur një rekord tjetër në Rusi me 857 viktima gjatë ditës së mërkurës. Shkalla e vaksinimit në Rusi mbetet e ulët me vetëm 28%. Suedia nga ana tjetër lehtëson masat kufizuese  të COVID-19 duke i dhënë fund shumicës së kufizimeve në vendet publike, siç janë restorantet, teatrot dhe stadiumet.

Ndonëse është vënë re se infeksionet janë shtuar javët e fundit për shkak të variantit Delta, vdekjet nga COVID-19 kanë mbetur në nivele ulëta.

Suedia ka ndjekur një politikë më liberale sa i përket menaxhimit të pandemisë, duke shmangur bllokimet e forta gjatë gjithë kohës  dhe duke u mbështetur shumë në rekomandimet vullnetare në lidhje me çështje të tilla si distancimi fizik dhe higjiena. Rreth 75% e suedezëve të moshës 16 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar. Edhe Portugalia e cila ka shkallën më të lartë të të vaksinuarve 85% të popullsisë,  pritet që gjatë muajit të ardhshëm të heq një pjesë të madhe të kufizimeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026