Rritja e kostove ul transportin interurban në Berat, shoferët e autobusëve drejt falimentimit
Rritja e çmimit të naftës dhe e sigurimeve shoqërore me 25-30% ka sjellë prej disa ditësh reduktim të ndjeshëm të shërbimeve interurbane në Berat. Në terminalin e vetëm të qytetit, në Kombinat, autobusët e linjave si Tirana, Durrësi, Vlora, Kuçova etj., presin pasagjerë, por shumë prej tyre nuk nisen për shkak të mungesës së udhëtarëve.
Kjo situatë, që sipas shoferëve po përkeqësohet, i ka detyruar të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim. Numri i autobusëve në linjën Berat–Tiranë është ulur me 30%, ndërsa në linjën Berat–Kuçovë me 40%. E njëjta situatë paraqitet edhe në linjat rurale, ku drejt fshatit Lumas nga 7 furgona kanë mbetur vetëm 3.
“Furgonat 8+1 dhe mjetet e palicencuara na marrin pasagjerët në stacione. Autobusët nisen bosh dhe nuk përballojmë dot kostot, jemi drejt falimentimit”, tha qytetari.
Shoferët e linjave interurbane shprehen se janë në vështirësi të mëdha financiare. Edhe pronarët e linjave pohojnë se rritja e çmimit të naftës dhe sigurimeve i ka detyruar të nxjerrin mjetet jashtë shërbimit, pasi nuk përballojnë dot pagat dhe shpenzimet. Ata theksojnë se situata rëndohet edhe nga operimi i mjeteve pirate dhe taksive pa licencë, të cilat u marrin pasagjerët dhe detyrojnë autobusët të nisen me shumë pak udhëtarë.
“Rritja e sigurimeve dhe konkurrenca e paligjshme na kanë çuar drejt falimentimit. Po i mbajmë linjat me vështirësi dhe po paguajmë nga xhepi”, shprehet një tjetër shofer.
Shoqëritë e transportit interurban i bëjnë thirrje shtetit për rimbursimin e naftës dhe kërkojnë nga bashkia masa ndaj linjave pirate që operojnë jashtë ligjit.
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës