Rritja ekonomike 4%, Sejko: Në vitin 2023 çmimet në treg nisin të stabilizohen
Banka e Shqipërisë pret që çmimet në treg të normalizohen gradualisht në vitin 2023 dhe një vit më pas inflacioni të zbresë në nivelin 3%. Deklarata vjen nga guvernatori Gent Sejko, i cili thotë se këtë vit konsumi dhe rritja ekonomike u vendos në vështirësi për shkak të luftës në Ukrainë.
“Në nëntor, inflacioni shënoi 7.9% – pak më i ulët se muaji paraardhës, por gjithsesi një vlerë e lartë që përbën kërcënimin kryesor ndaj stabilitetit makroekonomik, si dhe ndaj rritjes së qëndrueshme e afatgjatë të Shqipërisë. Dua të nënvizoj se sipas parashikimeve më të fundit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024”, tha Sejko.
Megjithatë, ndërhyrjet e Bankës për rritjen e normave të interesit ishin të dobishme për të kufizuar rritjen e mëtejshme të inflacionit ndërsa në plan të përgjithshëm, nuk flitet për recesion.
Në takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me gazetarë e analistë u ndanë edhe çmimet për Diplomën më të Mirë për vitin 2022 në degën e Ekonomisë dhe Financës, për Pegi Myshqerin, Taulant Yzellarin dhe Ilir Brashën.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet