Rritja ekonomike e Kosovës do të ngadalësohet në 2022, sipas Bankës Botërore

4 Maj 2022 | 15:19

Rritja ekonomike në Kosovë pritet të ngadalësohet në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore.

Rritja e ekonomisë do të jetë në nivelet e  3-4%, me çmimet të cilat pritet të normalizohen gjatë gjysmën së dytë të vitit.

Investimet në sektorin privat, përshpejtimi i tyre dhe konsumi publik do të jenë shtyllat kryesore që do të ndikojnë në rritjen ekonomike.

Sipas Menaxherit të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, nëse Kosova nuk e forcon kapitalin e saj njerëzor, do ta ketë më të vështirë të arrijë rritje më të shpejtë  e më gjithëpërfshirëse ekonomike dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në ekonominë globale.

Në raport thuhet gjithashtu se ekonomia e Kosovës por edhe e Ballkanit Perëndimor mund të përballet me efekte negative për shkak të luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026