Rritje rekord e të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit, OBSH: Kemi hyrë në fazë të rrezikshme

22 Qershor 2020 | 05:51

Një rritje rekord e të infektuarve me coronavirus gjatë ditës së diel. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se  në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 180 mijë raste të reja me COVID-19.

Amerika veriore dhe ajo  jugore raportojnë nivelin më të lartë, me mbi 116 mijë të infektuar në vetëm një ditë. Brazili dhe India janë dy shtetet e tjera më të prekura.

Sipas OBSH në nivel global deri më tani, 461 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të pandemisë, ndërsa 8.7 milionë janë të infektuar.

Kreu i OBSH u shpreh së fundmi se pandemia e shkaktuar nga coronavirus ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme, dhe duhet treguar kujdes ekstrem.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026