Rritje rekorde e çmimit të energjisë në Britani

4 Shkurt 2022 | 14:18

Rregullatori i energjisë në Mbretëri të Bashkuar bëri të ditur se kufiri mbi çmimet e energjisë po rritet me një rekord prej 54 për qind për shkak të kostove në rritje të gazit natyror.

Ky ndryshim do të rëndojë miliona familje që në të njëjtën kohë po përballen me rritje tjera të çmimeve.

Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Energjisë Elektrike, e njohur si “Ofgem”, tha se kufiri i ri i çmimit – shuma maksimale që furnizuesit e gazit mund të ngarkojnë klientët – do të rritet për 693 paund në vit në shumicën e pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga muaji prill.

Kjo do të bëjë që fatura vjetore për konsumatorin mesatar të shkojë deri në 1,971 paund.

Vendimi mund të prekë 22 milionë familje në të gjithë vendin.

Shefi i Thesarit, Rishi Sunak, njoftoi menjëherë një paketë masash për të ndihmuar miliona njerëz, përfshirë ata me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të përballen me rritjen e madhe të faturave të gazit, raporton AP.

Londër. Foto: Wikimedia

“Pa veprimet e qeverisë, kjo do të jetë tepër e vështirë për miliona familje,” u tha Sunak ligjvënësve britanik.

Njoftimi për shtrenjtim të çmimit të energjisë rritë edhe më shumë një krizë të kostos së jetesës në Mbretëri të Bashkuar, ku kostot e ushqimit janë rritur vazhdimisht dhe një rritje e taksave do të hyjë në fuqi në muajin prill.

Banka e Anglisë gjithashtu ngriti sërish normat e interesit të enjten nga 0.25 për qind në 0.5 për qind për të luftuar rritjen e çmimeve të konsumit.

Inflacioni në vend është në nivelin më të lartë në dekada, duke qëndruar aktualisht në 5.4 për qind në dhjetor.

Banka qendrore ka paralajmëruar se mund të rritet në 6 për qind në prill. Disa analistë parashikojnë se inflacioni mund të arrijë në 7 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026