Rruga Korçë-Ersekë, ARSH “fryn” kostot, 5 mln euro për 1 km
Loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ka marrë dritën jeshile për t’u ndërtuar, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur këto ditë tenderin, ku fton operatorët të futen në garë. Në fakt, objekt i tenderit, nuk duket të jetë ndërtimi i plotë i rrugës, por vetëm një pjesë e lotit 2 me gjatësi 4 km, ndërsa fondi në dispozicion është 2.4 miliardë lekë, ose 20 milionë euro.
Ky prokurim ka nxitur Partinë Demokratike të denoncojë për kosto të fryra, kreun e ARRSH-së, Ergys Verdho, i cili ka marrë drejtimin e institucionit në tetor 2019 pas dorëheqjes së Sonila Qatos.
“Në rrugën Korçë-Ersekë vjedhja është e tmerrshme. Do të ndërtojnë 1 kilometër me 5 milionë euro kosto. Është kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë. Edi Rama ka planifikuar që për vetëm 4 kilometra të shpenzojë 20 milionë euro”, thotw Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore në PD.
Aishtoi se “sipas standardit të Bankës Botërore një rrugë e tillë, kategoria C, nuk kushton më shumë se 1 mln euro/km”.
“Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 rreth 18 kilometra, me rreth 15 milionë euro. Pra, ne e projektuam me më pak se 1 milionë euro për kilometër”, tha më tej Minarolli.
Rruga e re, Korçë-Ersekë e cila eliminon qafën e Qarrit, ka nisur të ndërtohet në vitin 2013 dhe deri tani është shtruar vetëm loti i parë, 17.6 km, i cili ka kushtuar 2.5 mld lekë. Vlera e investimit fillimisht ishte 1.9 mld lekë, por për shkak të mungesës së fondeve, në vitin 2017 u lëvruan edhe 466 mln lekë për asfaltimin.
Edhe pse gara është ende e hapur, PD hedh dyshime se tenderi është i paracaktuar për Ndue Kolën, njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama.
Rruga Korçë-Ersekë
Loti 1 (2013-2017) Loti 2 (2020-…)
20 mln euro 20 mln euro
17.6 km 4.1 km
1,1 mln euro/km 5 mln euro/km
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta