Rubio: Bisedime me zyrtarët danezë javën e ardhshme rreth Groenlandës

7 Janar 2026 | 21:34

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se gjatë javës së ardhshme do të takohet me zyrtarë danezë dhe zyrtarë të Groenlandës, e cila është një territor autonom danez, me të cilët do të diskutojë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë Groenlandën.

“Do të takohem me ta javën tjetër. Pastaj do të zhvillojmë këto biseda me ta”, u tha Rubio gazetarëve në Capitol Hill, sipas Reuters.

Kur u pyet nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon që SHBA-të të blejnë Groenlandën, Rubio tha se ky ka qenë gjithmonë qëllimi i presidentit.

“Nëse presidenti identifikon një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, çdo president ruan aftësinë për ta adresuar atë me mjete ushtarake. Si diplomat, çfarë jam unë tani dhe çfarë po bëjmë tani, ne gjithmonë preferojmë ta zgjidhim atë në mënyra të ndryshme”, tha Rubio.

Trump, i cili e hodhi idenë për të marrë kontrollin e Grenlandës në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë si president, ka argumentuar se ishulli është çelësi i strategjisë ushtarake amerikane dhe se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.

Shtëpia e Bardhë tha dje se Trump po shqyrton mundësitë për të marrë përsipër ishullin strategjik të Arktikut, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të ushtrisë amerikane, pavarësisht kundërshtimeve evropiane.

Sulmi ushtarak amerikan në Karakas të shtunën, më 3 janar, i cili shënjestroi Presidentin venezuelan Nicolás Maduro, i cili u nxor nga vendi nga forcat speciale amerikane, së bashku me gruan e tij Cilia Flores, për t’u arrestuar dhe vendosur në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku do të gjykohen me akuzat e SHBA-së për përfshirje në kontrabandën e drogës dhe armëve, ka ringjallur shqetësimet në Danimarkë dhe midis aleatëve të saj evropianë se Groenlanda mund të përballet me një skenar të ngjashëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026