Rumani, kryeministri shkarkon ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë
Kryeministri rumun Florin Citu ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19.
Vlad Voiculescu është pushuar nga detyra gjatë së mërkurës pas një sërë incidentesh që nxitën tensione të shumta në qeverinë rumune.
Voiculescu ndryshoi kriteret e qeverisë për vendosjen e masave në zona të ndryshme pa njoftuar më parë kryeministrin e vendit.
“Rumania po kalon një periudhë të vështirë në luftën kundër pandemisë”, tha Citu, teksa njoftoi për shkarkimin e ministrit.
“Në mënyrë që beteja të jetë e suksesshme, kam thënë gjithmonë se duhet besimi tek institucionet shtetërore”.
Voiculescu u emërua në dhjetor dhe ka shërbyer si ministër Shëndetësie për një kohë të shkurtër në vitin 2016. Me ardhjen e tij në kabinetin qeveritar, kryeministri premtoi se do të reformonte rrënjësisht sistemin shëndetësor.
“Ndryshimi që ndërmora sot synon për forcojë besimin e rumunëve tek institucionet shtetërore”, tha kreu ekzekutivit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta