Rusët eksod drejt Kazakistanit, frika nga mobilizimi ushtarak largon të rinjtë

28 Shtator 2022 | 15:32

Rreth 98 mijë rusë kanë shkuar në Kazakistan brenda një jave, që nga dita kur presidenti Putin bëri me dije mobilizimin e pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.

Kazakistani dhe Gjeorgjia janë të dyja ish shtete të Bashkimit Sovjetik, dhe janë destinacionet më të preferuara të rusëve që kalojnë me makinë, biçikleta ose me këmbë.

Ministria ruse e Mbrojtjes bën me dije se rreth 300 mijë njerëz që kanë shërbyer në ushtri  do të thirren në mobilizim, por sipas raporteve në disa rajone të Rusisë po thirren edhe burra e djem  që nuk janë pjesë e planit të bërë publik. Kjo nxiti djemtë e burrat të të gjitha moshave të largohen nga ajri e toka ruse.

“Mobilizimi është shpallur i pjesshëm, por sipas dokumenteve duket se është i plotë dhe fjalët e Presidentit nuk përputhen me atë që është shkruar në letër. Njerëzit që qëndrojnë këtu kanë frikë se herët a vonë, n do të shpallet mobilizimi dhe më pas askush nuk do të mund të kalojë kufijtë”, u shpreh një qytetar rus.

Kazakistani do të ofrojë kujdes dhe siguri për ata që ikin nga mobilizimi rus.

“Integriteti territorial i shteteve duhet të jetë i pacenueshëm, ky është parimi kyç, për këtë kam folur gjithmonë hapur dhe qartë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh presidenti i këtij shteti.

Duke bërë me dije numrin e rusëve që kalojnë kufirin, ministri i Brendshëm i Kazakistanit, Marat Akhmetzhanov tha se autoritetet nuk do t’i kthejnë ata që po shmangin thirrjen ushtarake, përveç nëse janë në një listë ndërkombëtare të kërkuar për akuza penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026