Rusi, policia bastis shtëpinë e gazetarit që shkroi për helmimin e Navalny

28 Korrik 2021 | 12:53

Policia ruse ka bastisur shtëpinë e kryeredaktorit e një medie investigative e cila së fundmi u cilësua si “agjente e huaj”, ndër hapat e fundit të ndërmarra nga autoritetet për të shtuar presionin kundër mediave pavarura, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shtator.

Media “The Insider” ka botuar disa hetime që ngrenë dyshime për afera korruptive të zyrtarëve rusë, ndërhyrjen e tyre në Ukrainë dhe Siri, si dhe helmimin e kreut të opozitës  Alexei Navalny.

Roman Dobrokhotov, kryeredaktori i “The Insider” shkroi në Twitter mëngjesin e së mërkurës se “policia po troket” në derën e apartamentit të tij. “Ka të ngjarë se është bastisje”, tha Dobrokhotov.

Mbështetësit e opozitës ruse, gazetarë të pavarur dhe aktivistë të të drejtave të njeriut po iu bëhet presion përpara zgjedhjeve të shtatorit, të cilat shihen gjerësisht si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të presidentit Vladimir Putin për të betonuar sundimin e tij.

68-vjeçari, në pushtet prej më shumë se dy dekadasj, miratoi një sërë ndryshimesh kushtetuese vitin e shkuar që e lejojnë të qëndrojnë në pushtet deri në 2036.

Që kur erdhi në pushtet në maj 2000, Putin vazhdimisht ka marrë vendime të cilat kufizojnë lirinë e medias. Në 2006, një gazetare e famshme dhe kritike e Putin, Anna Politkovskaya, u gjet e vrarë në banesën e saj.

Reporterët pa Kufi e rendisin Rusinë në vend të 150 në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Gjatë muajve të fundit, qeveria ka cilësuar disa media të pavarura dhe gazetarë si “agjentë të huaj” –emërtim që lejon qeverinë të shtojë mbikëqyrjen si dhe mbart në vetvete një konotacion negativ.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026