16 vite burg për spiunazh, Rusia dënon ish-marinsin amerikan

15 Qershor 2020 | 10:29

Një gjykatë në Rusi ka dënuar Paul Whelan, një qytetar me kombësi amerikane dhe britanike, me 16 vite burg nën akuzën e spiunazhit, deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara jashtë sallës së gjyqit në Moskë.

Whelan, një ish-marins amerikan, u arrestua në një hotel në Rusi më 28 dhjetor. Ai është shprehur se ka qenë pre e një kurthi të ngritur kur i kanë dorëzuar një USB me informacione sekrete, sipas raportimeve të AP.

Ambasadori i SHBA në Rusi John Sullivan e cilësoi verdiktin si “një tallje të drejtësisë” e duke shtuar se ambasada nuk ka parë “asnjë provë mbi rastin në fjalë”. 

Sullivan tha se instancat më të larta të qeverisë amerikane janë të shqetësuar për rastin.

Familja e tij kanë kundërshtuar verdiktin për shkak të mungesës së provave dhe gjyqit të padrejtë ndaj tij, ndërkohë që sekretari i Shtetit Mike Pompeo i ka bërë thirrje Moskës që të lirojë ish-marinsin amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026