Rusia dhe Kina kundër Perëndimit, Lavrov: Sanksionet janë të papranueshme 

23 Mars 2021 | 15:16

Rusia dhe Kina u shprehën gjatë ditës së sotme që ato kërkonin një samit të liderëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kohën që sipas tyre po ndodh një trazirë politike. Moska beson që Shtetet e Bashkuara po veprojnë në një mënyrë destruktive.

Lavrov u shpreh që Rusia dhe Kina i konsideronin sanksionet perëndimore si të papranueshme.

“Nuk kemi më marrëdhënie me Bashkimin Evropian si një organizatë, e gjithë infrastruktura e këtyre marrëdhënieve u shkatërrua nga vendimet e njëanshme të Brukselit. Nëse dhe kur evropianët të eliminojnë këtë anormalitet në kontaktet me fqinjin e saj më të madh, atëherë do të jemi gati që t’i ndërtojmë këto marrëdhënie në bazë të barazisë, bazuar në kërkimin e një balance të interesave”, tha Lavrov.

Dy aleatët rusë dhe kineze, marrëdhëniet e të cilëve janë të tensionuara me Perëndimin, zhvilluan një takim dhe një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026