Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz për Finlandën

20 Maj 2022 | 17:57

Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për Finlandën të shtunën, sipas një njoftimi të bërë nga kompania shtetërore finlandeze e energjisë Gasum.

Ky vendim, vjen për shkak se Finlanda ka refuzuar të paguajë gazin në monedhën ruse, rubla.

Muajin e kaluar, Rusia u kërkoi vendeve europiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës.

Masa vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO, shkruan BBC.

Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.

Ndërsa, pak ditë më parë, Rusia deklaroi se do të pezullojë eksportet e energjisë në Finlandë për shkak të problemeve në marrjen e pagesave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit...
07:54 | 06/07/2026

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026