Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

5 Korrik 2026 | 22:07

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier. Flakët shpërthyen rreth orës 11:00 dhe, pas një operacioni intensiv që zgjati mbi nëntë orë, u vunë plotësisht nën kontroll në orën 20:20.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa shkaku i rënies së tij mbetet ende i panjohur.

Në operacion u angazhuan dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, 15 mjete zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione, katër autobote uji, 70 efektivë zjarrfikës, 35 ushtarakë, 40 punonjës të Policisë së Shtetit, pesë ekipe të urgjencës mjekësore, 15 punonjës të bashkisë, dy përfaqësues të Mbrojtjes Civile të Prefekturës si dhe rreth 30 banorë vullnetarë.

Falë ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka, u shmangën dëmet në banesa, edhe pse flakët arritën deri në oborret e tyre, duke djegur vetëm bimësinë përreth, pa prekur strukturat e ndërtesave.

Për arsye sigurie, u evakuuan përkohësisht shtatë familje që banonin pranë zonës së rrezikuar. Nuk raportohen humbje jete apo persona të lënduar.

Gjatë natës, zona do të mbahet nën monitorim nga dy mjete zjarrfikëse të MZSH Fier dhe dy patrulla të Policisë së Shtetit, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

Operacioni u koordinua dhe u ndoq nga afër në terren nga Prefekti i Qarkut Fier, nënkryetari i Bashkisë Fier, drejtori i Qendrës së Mbrojtjes Civile për Rajonin e Jugut, si dhe me praninë e deputetëve të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026

Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me riorganizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare , duke sqaruar se ndryshimet nuk do të sjellin...
21:05 | 05/07/2026