“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

5 Korrik 2026 | 21:50

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027, pasi kjo do të varet nga vendimet që do të marrë aleanca në muajt në vijim.

“Ajo do të duket nga vendimet që do merren, por ka një problem. Është një diskutim që nuk ka pse bëhen samite vit për vit. Është diskutuar… zakonisht NATO nuk ka samite të përditshme. Ka pasur raste që… dhe për këtë për Shqipërinë u vendos sepse duke patur parasysh dhe intensitetin e zhvillimeve ndërkombëtare rajonale dhe në Europë, u vendos që të ketë një samit, samiti i Tiranës, samiti i NATO Tiranës. Por kjo do duket tashmë në vendimet që do merren”, tha ai.

Shala theksoi se çështja e buxhetit të mbrojtjes nuk pritet të jetë pengesë për Shqipërinë. Sipas tij, investimet e planifikuara në mbrojtje, përfshirë kreditë dhe kontratat për armatime, tregojnë se vendi është në rrugën e përmbushjes së angazhimeve ndaj NATO-s, ndërsa mënyra e llogaritjes së shpenzimeve shtrihet në disa vite dhe nuk lidhet vetëm me një vit buxhetor.

“Dhe edhe unë gjykoj që ajo puna e buxhetit është problem i zgjidhur. Shqipëria mori edhe një kredi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 300 milionë dhe mendoj që edhe kjo ka qenë në këtë kuadër. Është armatim i garantuar, është prokurim i garantuar. Kemi dhe sistemin dron-antidron që e ka thënë që ministri i vjetër në kohën ku ka qenë, po ashtu që çdo gjë do kujdeset. Problemi është që nuk do ngelet për buxhet. Kemi kontratë 600 milionë me atë izraelitin, kemi marrjen e borxhit 300 milionë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Problemi është, këto shtrihen në vite dhe nuk janë në një vit të caktuar, dhe mënyra e planifikimit të buxhetit është diçka tjetër”, tha Shala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me riorganizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare , duke sqaruar se ndryshimet nuk do të sjellin...
21:05 | 05/07/2026