Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me riorganizimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare , duke sqaruar se ndryshimet nuk do të sjellin reduktim të shërbimeve apo largim të mjekëve specialistë nga qytetarët.
Sipas institucionit, ndryshimi është vetëm administrativ dhe synon forcimin e rolit të mjekësisë familjare, në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare (ish-Qendra Shëndetësore nr. 10 në Tiranë) nuk sjell as largim të mjekëve specialistë nga qytetarët dhe as reduktim të shërbimit.
Qendra funksionon edhe në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për të shërbyer si bazë për formimin praktik të mjekëve specializantë në Mjekësi Familjare.
Në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe Deklaratën e Astanës (2018), mjeku i familjes është pika e parë e kontaktit të qytetarit me sistemin shëndetësor, ndërsa shërbimet specialistike organizohen në struktura të dedikuara.
Për këtë arsye, mjekët specialistë do të vijojnë të shërbejnë në të njëjtat ambiente dhe për të njëjtën popullatë, duke kaluar vetëm administrativisht në varësi të Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1 në Tiranë.
Për qytetarët nuk ndryshon as mjeku dhe as vendi ku marrin shërbimin; ndryshon vetëm organizimi administrativ, me synimin për të forcuar mjekësinë e familjes dhe për të rritur cilësinë e shërbimit.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor