Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak

5 Korrik 2026 | 21:03

Artur Meçollari, ish-komandant i marinës shqiptare ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara, duke mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Ish-komandanti ka deklaruar se samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të zhvillohet më 7-8 korrik në Ankara, pritet të jetë një nga takimet më të rëndësishme të aleancës, me në fokus rolin e SHBA-së, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbështetjen për Ukrainën.

Meçollari u shpreh se prania e presidentit amerikan Donald Trump pritet të ndikojë në diskutimet e samitit, ndërsa theksoi se vendet evropiane do të përballen me kërkesa për të marrë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e aleancës.

“Na pret një samit i rëndësishëm ku edhe Shqipëria ka një rol të rëndësishëm. Përfaqësimi i Shqipërisë është një përfaqësim normë si çdo samit tjetër. Samiti ka disa karakteristika që e veçojnë, karakteristika më e rëndësishme është prezenca e presidentit Trump, domethënë i cili ka dominuar këto kohë samitin e vjetshëm apo dhe sivjetshëm, apo dhe kur ishte herën e parë, ka krijuar goxha goxha lëvizje brenda NATO-s.

E dyta është çështja e marrjes së përgjegjësisë se që quhet NATO 3.0, që vendet europiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi në lidhje me mbrojtjen ose me mënyrën se si do të jetë arkitektura e NATO-s nga pikëpamja e buxheteve. Dhe një element tjetër është Ukraina dhe Rusia. Natyrisht që pritet që të ketë një ndihmë të madhe për Ukrainën nga pikëpamja financiare. Kuptohet që do të ketë disa problematika dhe për mua problematikat do të lidhen kryesisht me buxhetin”, tha Meçollari.

Duke u ndalur te Shqipëria, Meçollari tha se vendi nuk ka përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, pasi sipas tij, edhe pse buxheti është planifikuar në këtë nivel, shpenzimet reale kanë rezultuar më pak.

“Në fillim të luftës, vendet europiane të NATO-s nuk iu përgjigjën kërkesës së presidentit Trump për të ndihmuar në çështjen e ngushticës së Hormuzit, dhe besoj që te këto, presidenti Trump do të fokusohet ose do të japë mesazhe në këto dy elementë: Në atë që ai pati në momentin e sulmit ndaj Iranit ose kërkesës së vendeve europiane më pas për të ndihmuar, si dhe në çështjen e buxhetit.

Këtu do të vijmë tek qasja ndaj Shqipërisë. Ku në fakt ne e dimë shumë mirë që në tre artikuj të botuar këto ditë, Shqipëria nuk ka përmbushur kërkesën për buxhetin e mbrojtjes 2%.

Buxheti i mbrojtjes parashikohet të bëhet në këtë mënyrë: Në fillim të vitit planifikohet buxheti dhe në fund të vitit bëhet llogaritja cili është buxheti real. Neve në fillim të vitit të dy vjetëve të fundit e kemi llogaritë 2%, por në fund të vitit nuk ka qenë 2%, ka qenë më pak. Buxheti jonë në vitin 2025, i shpenzuar ka qenë 1.75% sepse 75 milionë euro nuk janë shpenzuar, janë kthyer mbrapa në Ministrinë e Financave. Kjo do të thotë që ne nuk kemi arritur objektivin e NATO-s për 2%-shin, ndonëse kemi planifikuar 2.01% në fillim të vitit dhe në fund të vitit ka qenë 1.75%”, tha Meçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026