Rusia financon impiantin bërthamor në Bjellorusi, shtetet fqinje e kundërshtojnë

7 Nëntor 2020 | 20:02

Aleksandër Lukashenko ka inauguruar hapjen e impiantit të parë bërthamor në Bjellorusi. Impianti është ndërtuar nga një firmë ruse, si dhe është financuar nga Moska, pasi kjo e fundit ka dhënë hua një shumë prej 10 miliardë dollarësh. Presidenti bjellorus është shprehur se “stacioni bërthamor do të jetë një hap drejt së ardhmes”.  

“Ky është një moment historik. Vendi do të shndërrohet në një fuqi bërthamore”, tha Aleksandër Lukashenko, president i Bjellorusisë.

Përfundimi dhe nisja e veprimtarisë së këtij projekti është kundërshtuar fuqishëm nga shtetet fqinje. Ky impiant ka ngritur kryesisht shqetësime nga Lituania dhe Letonia, pasi largësia  mes tij dhe dy vendeve është rreth 50 kilometra.

Rrezikshmëria e një impianti të tillë ka nxitur Letoninë që të ndërpresë tregtinë e energjisë elektrike mes vendeve, pasi ekziston frika e një ngjarjeje të ngjashme me aksidentin e Chernobilit në vitin 1986.

Gjithashtu, figura të opozitës bjelloruse kanë hedhur hipotezat se ndërtimi i impiantit bërthamor është një “armë gjeopolitike kundër Bashkimit Evropian”.

Inaugurimi I impiantit ka ardhur pas disa javësh protesta nga qytetarët bjellorusë, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko, si dhe pas përplasjeve me policinë, ku janë arrestuar së fundmi edhe 30 doktorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026