Rusia, Kina, terrorizmi çështjet kryesore të Samitit të NATO-s ku merr pjesë edhe Biden
Udhëheqësit e NATO-s takohen sot në Bruksel për të diskutuar agjendën thelbësore të Aleancës së Atlantikut Verior të cilësuar si ‘ NATO 2030’.
Aksionet e Rusisë, kërcënimi nga terrorizmi, sulmet kibernetike, teknologjitë, ndryshimi klimës dhe fuqizimi i Kinës janë ndër çështjet kryesore të cilat pritet të diskutohen në këtë samit të rëndësishëm, ku për herë të parë që nga zgjedhja në Krye të Shtëpisë së Bardhë do të jetë prezent edhe presidenti Joe Biden, në përpjekje për të rivendosur raportet me aleatët.
Pjesë e këtij samiti do jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Duke mbërritur në Samitin e NATO-s Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se takimi do të ishte një moment kryesor për Aleancën dhe një kohë për të “hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike”. Ai e vuri theksin tek rreziku qe vjen nga kina.
“Kina po vjen më pranë nesh. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, në Afrikë, në Artik, por ne gjithashtu shohim Kinën që investon shumë në infrastrukturë dhe përpiqemi ta kontrollojmë atë. Ne kemi parë diskutimin në lidhje me 5G dhe kjo është arsyeja pse agjenda e NATO-s 2030 është kaq e rëndësishme. Kjo sepse agjenda e NATO-s ka të bëjë me forcimin e rezistencës sonë, ka të bëjë me investime në teknologji sigurimin që të rritemi në mbrojtjen kibernetike. Dhe ne gjithashtu e dimë që Kina nuk i ndan vlerat tona. Ne shohim se si ata godasin protestat demokratike në Hong Kong dhe persekutojnë pakicat në vendin e tyre, përdorin teknologji moderne, media sociale, për të monitoruar popullsinë e tyre në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë . Udhëheqësit do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, mes tyre Rusinë. Unë kam besim se udhëheqësit e NATO-s do të konfirmojnë qasjen tonë të dyfishtë ndaj Rusisë: mbrojtje e fortë e kombinuar me dialog”, tha kreu i NATO-s.
Në nisje të samitit Presidenti i SHBA Joe Biden tha se NATO është “shumë e rëndësishme” për interesat amerikane “Artikulli 5 është një detyrim i shenjtë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë duke iu referuar doktrinës së mbrojtjes kolektive të aleancës transatlantike.
“Unë mendoj se gjatë dy viteve të fundit kemi më shumë njohuri se kemi sfida të reja dhe kemi Rusinë që nuk po vepron në një mënyrë që është në përputhje me atë që kishim shpresuar, si dhe Kinën, dua të bëj të qartë: NATO është shumë e rëndësishme për interesat e SHBA. Nëse nuk do të ishte e tillë , do të na duhet të shpikim një. Unë thjesht dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë atje”, tha presidenti Biden.
Për herë të parë në samit merr pjese edhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zaev në hyrje të samitit u shpreh se ishte një moment historik për Shkupin.
“Ky është një moment historik për vendin tim. Ky është takimi i parë i NATO-s për Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotë. Është gjithashtu samiti i parë për NATO me 30 vende anëtare. Ky është një sukses i madh si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për NATO-n. Anëtarësimi në NATO ishte një realizim i qëllimit tonë strategjik por për më tepër, me anëtarësimin tonë, aleanca përmirësoi sigurinë dhe stabilitetin për Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri i RMV.
Në përfundim të samitit, liderët do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët, ku përcaktohen vendimet dhe objektivat e marra.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta